Quhet Takefusa Kubo, “Take” për miqtë, ka lindur në Japoni, luan në të njëjtin rol që luan dhe talenti argjentinas dhe është një ndër talentet më premtues të skuadrës së të rinjve tek Barcelona.
Take ka nisur të praktikojë sportin e futbollit në shkollën katalanase të Fukuoka, në Japoni dhe është në pritje të kurorëzimit të ëndrrës së tij për të zbritur një ditë në Camp Nou.
Talenti japonez, ndërkohë, është transferuar në Barcelonë ku militon në Alevin C, skuadra e të rinj e Barcelonës, raporton agjencia e lajmeve noa.al.
No comments:
Post a Comment