Portieri dhe kapiteni i kampionëve të Botës dhe Europës do të luajë ndeshjen e 127 duke lënë pas në këtë mënyrë ish-portierin e Barcelonës, Andoni Zubizarreta, i cili ka luajtur 126 ndeshje me Spanjën.
“Me siguri që Casillas do të luajë”, konfirmoi trajneri Del Bosque.
Kapiteni i Real Madrid do të bëhet lojtari spanjoll me më shumë ndeshje me “La Roja” dhe rekordi i radhës është ai i lojtarit europian që ka veshur më shumë fanellën e kombëtares së tij.
Ky rekord mbahet nga letonezi Vitali Astafjevs, me 167 ndeshje (1992-2010).
/top-channel.tv/
No comments:
Post a Comment