Kryeministri i ri i Italisë do të jetë Mario Monti, i cili u mandatua sonte në mbrëmje nga presidenti Italian Giorgio Napolitano për kryeminister të ri të Italisë. Rreth ores 19.00 të ditës se dielë, ish-eurokomisioneri i BE, Monti u paraqit te presidenti i cili i ka besuar atij detyrën e shefit të qeverisë në një kohë të vështire krize financiare për Italinë.
Por, kryeministri i ri deklaroi se e kishte pranuar me rezervë këtë detyrë dhe se do të rikthehej te Presidenti i Republikës pasi të hiqte dyshimet rreth kësaj rezerve.
“Me një përpjekje të përbashkët Italia do të mund të dalë nga kjo gjendje”,tha Monti, duke shtuar se konsultimet për krijimin e qeverisë do të jenë urgjente.
Kryeministri i ri do të ketë si përgjegjësi për të vënë në zbatim masat e kursimit që synojnë të zgjidhin krizën e borxheve në Itali. Ndërkohë lideri i opozitës, Pier Lugi Bersani është shprehur se do të mbështeste vetëm një qeveri teknike.
Takimet e presidentit italian për konsultime me liderët politikë nisën që në orën 09.00 të së dielës, fillimisht me kreun të Senatit Renato Schifani e më pas me kreun e Dhomës së deputetëve Gianfranco Fini, për t’u përmbyllur në orët e vona të pasdites.
/yllpress.com/
No comments:
Post a Comment