Porno ne avion

Në kërkim të opsioneve të reja për të paguar udhëtuesit “lowcost”, bosi i kompanisë ‘Ryanair’ Michael O’Leary duhet të jetë duke menduar për një shërbim pornografie ‘pay per view’ (paguaj për të shikuar), që pasagjerët e aeroplanëve të tij mund ta përdorin përgjatë fluturimeve.
Siç bëhet e ditur nga shtypi britanik, O’Leary po mendon për një aplikacion, që do të lejonte shkarkimin e videove me drita të kuqe në “iPad” e “smartphone”, kundrejt një pagese.

Shërbimi duhet të përfshijë edhe lojrat dhe mundësinë për të vendosur baste. “Natyrisht nuk flitet për të projektuar porno nëpër ekranet e sediljeve, në mënyrë që të shohë kushdo. Gjithçka do të vlente vetëm për mjetet personalë portabël, siç ndodh në hotelet e të gjithë botës.

Përse të mos e bëjmë edhe neve?”, ka deklaruar O’Leary. Gjithsesi, duket se për aplikimin e këtij funksioni do të duhet të paktën një vit, përderisa do të duhet të garantohet internet i fuqishem, si dhe një zonë intimiteti për secilin pasagjer.

Kjo e pornos nuk është propozimi i fundit kontrovers që sugjerohet nga shefi i Ryanair, ndonëse jo gjithmonë iniciativat e tij janë realizuar. Më parë ai kishte propozuar që udhëtarët të paguanin për tualetet.
/kuriozitete.net/

No comments:

Post a Comment