Ranieri: Do ta prisja krahëhapur Balotelin tek Interi
“Unë do të prisja Balotelin me krahë hapur tek Interi. Eshtë një talent i mahnitshëm.” Kështu është ndalur e ka folur Klaudio Ranieri, i cili hap kësisoji mundësinë e një rikthimi sensacional tek Interi të “SuperMarios”. Trajneri i Interit e ka ndërmarrë këtë “fluturim”, me bindjen e plotë se një lojtar si ai mund ta ndihmojë skuadrën zikaltër për të dalë nga situata e vështirë ku ndodhet këtë edicion: “Në sulmin tonë, gjithsesi, kemi kaq shumë lojtarë të mirë, por në mesfushë na mungon diçka e vogël,” – ka nënvizuar fillimisht Ranieri për “Corriere dello Sport”. Ranieri e ka një ide të qartë në kokën e tij. Krejt ndryshe nga Mourinjo, ai do ta dëshironte shumë një rikthim të Balotelit, megjithatë beson në shërimin e plotë të lojtarëve të tij (Forlan dhe Alvarez). Trajneri i Interit është ende i bindur se mund ta fitojë “scudetton” këtë sezon. “Baloteli mund të bëhet një nga lojtarët më të mëdhenj në botë, por ka ende rrugë deri në këtë pikë. Është dicika më vete për ta kuptuar sa më të mirë natyrën rebele të tij,” – shton Ranieri, i cili thotë me bindje se nuk do të kishte probleme me një lojtar si “SuperMario”. Ndaj, nëse do t’i mundësohej të zgjidhte një përforcim për skuadrën që drejton, Baloteli do të ishte i pari. Sidoqoftë, trajneri zikaltër lë pas ëndrrat dhe shpreson të rigjejë Forlanin e vërtetë:. “Unë besoj fuqishëm në këtë lojtar. Megjithatë, që kur erdhi tek Interi, më është dukur disi i lodhur. Pas lëndimit, ishte mirë që Forlan të çlodhej. Pres shumë nga një lojtar si ai, pres shoh prej tij performancat që ka bërë në Spanjë dhe Angli ”
Ranieri është i sigurt për merkaton e duhur në janar: “Nëse e hap portofolin presidenti Morati, nuk do t’i them ta tërheqë mbrapsht, natyrisht duke respektuar një “fair-play” të drejtë financiar, – pohon më tej në intervistën për “Corriere dello Sport”. – Ne kemi kaq shumë lojtarë të mirë në sulm, por ndoshta na mungon diçka e vogël në mesfushë.”
Pas mbërritjes pothuajse të sigurtë të Kucka,. Tek Interi mund të arrijë në janar edhe Song i Arsenalit. Trajneri i Interit ende beson se skuadra që drejton do të rikthehet në majat e kampionatit italian, ndërsa nënshkron për mbërritjen deri në finalen e “Champions League”. “Unë kam pritshmëri pozitive për këtë skuadër, jam i bindur se Interi ka shumë për të thënë. Titulli? Unë ende vë bast për të, – tha Ranieri. – Dua të mbërrij deri në finalen e Ligës së Kampionëve. A do preferoja të përballesha në finale me Realin e Mourinjos? Ju më dërgoni mua në finale, pastaj zgjidheni vetë kundërshtarin. Personalisht firmos se interi ka për të shkuar në finalen e Championsit.”
Ranieri ka rezerva në lidhje me çështjen e ngritur nga Shnajder, trajneri është në anën e holandezit: “Ka një dallim, të rinjtë kanë nevojë për përvojën. Nëse ju nuk do të investoni në njerëz të rinj, nuk do të mund të shkoni askund në të ardhmen, mirëpo në Itali kjo nuk është e lehtë. Kur Shnajderi thotë kështu, ai ka të drejtë. Ne kemi disa lojtarë të mirë të rinj, por duhen ingranuar gradualisht në një ekip me pretendime maksimale, si Milani, Interi etj. Imagjinoni se sa vështirësi aktuale ndesh një trajner në këtë drejtim kur nuk vijnë edhe rezultatet.”
No comments:
Post a Comment