Milan, Inter apo Juve, ku do të përfundojë Tevez?

Karlos Tevez tashmë është ndarë përfundimisht me Mançester Sitin, pasi edhe pse duhej të paraqitej në klub që ditën e martë, nuk e ka bërë këtë gjë, duke qendruar në Argjentinë. Largimi i tij në merkaton e janarit është një çështje e sigurtë: ajo që nuk dihet, është fakti se ku do të luajë sulmuesi argjentinas?

Interesimin më të madh për të deri më tani e kanë shfaqur ekipet italiane. Bëhet fjalë për tre ekipet më të mëdha, Milan, Inter dhe Juventus.

Milani kërkon një zëvendësues për Antonio Kasanon, që nuk do të luajë më këtë sezon pas operacionit në zemër. Pikërisht Tevez duket si një alternativë e mirë për të zëvendësuar Kasanon.

Inter nga ana tjetër, kërkon një lojtar të rëndësishëm për të dalë nga kriza e rëndë në të cilën ndodhet. Tevez do të ishte njeriu i duhur për këtë gjë, pasi ai që ka çaluar më shumë tek zikaltërit, ka qenë pikërisht sulmi.

Dhe në fund është Juventusi. Bardhezinjtë për momentin janë në luftë për titullin dhe që të vazhdojnë të shpresojnë deri në fund për fitimin e tij, duhet një lojtar i madh.

Tashmë çështja është në dorën e Tevez, por edhe mbi faktin se cili nga tre klubet e mësipërme do të këmbëngulë më shumë për të marrë argjentinasin, për të cilin duhet paguar një shumë e konsiderueshme. Për më tepër që ai ka edhe një pagë shumë të lartë.

/gayetatema.net/

No comments:

Post a Comment