E takojmë menjëherë sapo kanë pushtuar tregun e shtypit të shkruar lajmet për një rrahje barbare mes saj dhe të dashurit Arkimed Lusha, i njohur si “Stresi”.
Në të gjitha gazetat e thashethemeve u theksua fakti se ajo do të ishte e ftuar të enjten e 27 tetorit tetorit në ‘Pasdite në Top Channel’ dhe për shkak të sherrit nuk u shfaq në emision.
Ajo tani na jep përshtypjet në të nxehtë dhe mbi të gjitha pse nuk erdhi në emision.
“Incidenti ishte një zënkë që ndodh tek të gjithë çiftet. Dikush zihet në shtëpi, dikush në publik… kjo ka të bëjë me tipin e njeriut. Ne u grindëm në publik dhe nuk pësuam asnjë lloj dëmi, por ambjenti rrotull nesh ishte një katrahurë”, shprehet Enxhi.
“Nuk ishte një zënkë banale dhe e bastarduar sa gazetat ja kanë ofruar publikut. Ishte një zënkë mes dy personave të dashuruar që nuk po binin dakord. Kur informohet keq familja nga gazetat mua më vret. Më ka ardhur keq për familjen time prandaj dua ta sqaroj këtë gjë. Unë nuk erdha në emision sepse isha e tronditur. Ne nuk e dinim se kush ishin ata që trillonin. Intervista të partnerit tim që nuk janë të vërteta u publikuan në gazeta dhe për këtë jemi zënë dhe kemi debatuar”, shtoi Enxhi në studion e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’.
No comments:
Post a Comment