Modelet që do të përfitojnë Android 4.0 janë: HTC Sensation, HTC Sensation XL, HTC Sensation Xe, HTC Rezound, HTC Evo 3D, HTC Evo Design 4G dhe HTC Amaze 4G. Kjo nënkupton vetëm modele që janë në shitje në SHBA.
HTC pret që të shpalos përditësimin në fillim të vitit 2012, duke qasur kështu portofolin e produkteve të kompanisë dhe duke inkurajuar konsumatorët të jenë gati për më shumë përditësime në lidhje me pajisjet e tyre, periudhën e përditësimit dhe detajet tjera në lidhje me Ice Cream Sandwich.
Pasi Google shpalosi në mënyrë formale Android 4.0 para disa javësh dhe kur tha se Galaxy Nexus do të jetë i pari që do të mbështet sistemin e ri operativ, ka pasur shumë spekulime se cilat njësi do të pranojnë këtë version të këtij sistemi operativ. Në atë kohë HTC nuk tha shumë fjalë, dhe ishte paksa e dyshimtë kjo çështje sepse lindën fjalë se nuk po arrihet një koordinim i mirë me ndërfaqen HTC Sense, por megjithatë duket se kjo çështje është zgjidhur. Mbetet vetëm çështje orësh edhe konfirmimi për modelet e HTC që shiten në Evropë, përkatësisht se cilat do të përfitojnë Android 4.0. /pcworldalbanian/
No comments:
Post a Comment