Duket se Adelina nuk ka ndërmend të ndalet, të bëjë paksa pushim apo t’u lërë hapësirë edhe të tjerëve. Përkundrazi, ajo po synon lart e më lart dhe sikurse është shprehur edhe më herët, iu fut skenës ndërkombëtare të muzikës sepse në trojet shqiptare nuk kishte më ç’të arrinte.
Vetë këngëtarja që ka lënë pas të 30-at, duke i thënë kohës “stop” ka pranuar se është shumë e zënë për momentin, pasi po punon për një projekt të ri muzikor me Zanfinën.
Veç dëshirës së përbashkët për këtë projekt, e sigurt është se përmes emrit të saj Adelina do “t’i japë një dorë” më të voglës, Zanfit.
Kjo e fundit më herët kishte njoftuar se dyshja do të bashkëpunonte, por se kur konkretisht as ajo vetë nuk e dinte.
Pas suksesit me këngën “Dy motra, një frajer”, motrat seksi do të sjellin me siguri një tjetër hit që do të mbahet mend gjatë!
/femina.al/
No comments:
Post a Comment