Gishti i prerë i rritet, i lidhur me stomakun

Mjeket vendosëm t’i kultivojmë në stomak një majë të re të gishtit të prerë.Wang Yongjun është një kinez 20 vjeç, që ka gjetur një marifet për të ndrequr dëmet nga një aksident.
Për shkak të një gafe gjatë përdorimit të sharrës elektrike në vendin e punës, kishte pësuar një lëvizje të muskulit dhe lëkurës në zonën që përkon me majën e gishtit.

Por fatmirësisht, kockat nuk ishin prekur. “Na u desh të merrnim një vendim të shpejtë – ka treguar doktori -, prandaj vendosëm të kultivojmë në stomak një majë të re të gishtit të prerë”.

Në këtë mënyrë, stafi mjekësor e lidhi gishtin e pacientit me stomakun e tij, në mënyrë që lëkura e re dhe muskuli të mund të rriteshin rreth tij.

Sipas doktor Huang, në bazë të kësaj teknike, ekziston objektivi për të rifituar qarkullimin e gjakut në gishtin e dëmtuar, në mënyrë që trupi të riparonte organet e shkatërruara. Brenda një muaji, i aksidentuari duhet të ketë gisht të ri.

/kuriozitete.com/

No comments:

Post a Comment