Diamanti, guri që “çmend” gratë

E krahasuar për nga bukuria me një të tillë, Elisabeth Taylor diamantët i kishte pasionin më të madh në jetë. Në 296 objekte të çmuara bën dallim unaza e famshme me diamant të bardhë 69.42 karat, të cilën bashkëshorti i saj Richard Burton e bleu për ikonën e bukurisë hollivudiane. Kjo unazë vlerësohet rreth 3 milionë dollarë. Nuk mund të mos përmendet në këtë koleksion një gjerdan dhe byrzylyk diamantësh të cilën bashkëshorti i marrosur pas Taylor, aktori Burton, ja dhuroi në vitin 1962. Në tërësi, koleksioni i bizhuterive të çmuara është vlerësuar rreth........ 30 milionë dollarë.

Unaza është objekti që stilohet më së shumti me diamant. Për çiftet amerikane është traditë e njohur unaza e fejesës me gur diamanti. Por cilat janë unazat më të famshme që tërhoqën vëmendjen e mbarë botës?

18 karat safir dhe 14 karat diamante të prera në mënyrë të shkëlqyer përmbante unaza e fejesës që princi Carls i dhuroi Lady Diana Spencer në shkurt të vitit 1980.

Joe DiMaggio me rastin e fejesës kishte porositur për Marilyn Monroe një unazë diamanti 3 karat, por surprizën e kishte ruajtur për martesë kur i dhuroi një unazë me 35 diamante e cila u shit më vonë në ankand me vlerë mbi 500 mijë dollarë.

Një gur diamanti prej 10 karat dhe 28 gurë të tjerë më të vegjël kishte unaza e fejesës që Michael Douglas i dhuroi Catherine Zeta-Jones në vigjilje të Vitit të Ri 1999. Kjo unazë është vlerësuar mes 2 dhe 3 milionë dollarëve.
Para se të paguante 500 mijë dollarë për unazën e gruas së tij të ardhshme Jennifer Garner, Ben Affleck ka paguar 1.2 milionë dollarë për një tjetër Jenniffer. Një unazë diamanti 6.1 karat ishte simboli i fejesës që Afflec kishte zgjedhur në vitin 2002 për Jennifer Lopez.
Kur Ja-Z i dhuroi një unazë diamanti prej 18 karat Beyonces ai gjithashtu i dha një imitim prej 5 mijë dollarësh për ta përdorur në ndonjë rast me qëllim që të mos humbiste e vërteta.
24 karat me vlerë 4.7 milionë dollarë ishte unaza që trashëgimtari i pasur grek Paris Latsis i dhuroi bukuroshe Paris Hilton në vitin 2005. Fejesa, e cila zgjati vetëm 5 muaj, bëri që unaza të shitej në ankand me gjysmën e çmimit dhe paratë shkuan në ndihmë të viktimave të uraganit Katrina.
Edhe David Beckham ka rezervuar unazë me diamante për gruan e tij Victoria. Dizajn i veçantë dhe 5 karat diamante ishte dhurata e ish-mesfushotit të kombëtares angleze të futbollit.

Në Shqipëri

Rritja e mirëqenies ekonomike bëri që këto objekte me histori mbi 5 mijë vjeçare filluan të vlerësohen edhe në vendin tonë. Juli, e cila prej 10 vjetësh punon në një argjendari, tregon historinë e dashurisë së shqiptarëve me diamantet.
“Argjendari Gjikondi ka 20 vjet që operon në treg, po vitet e fundit është vënë re shtimi i interesit për diamantet. Kemi shitur unaza deri në 10 mijë euro”, shprehet Juli.

Duket se shijet po përshtaten gjithnjë e më shumë me të bukurën. Kjo vihet re edhe në zgjedhjen e unazave të fejesës apo martesës që bëjnë shqiptarët.

“Për fejesë zgjidhen unaza solitary, që kanë një gur diamante. Për martesë zakonisht janë rrathët klasik me ndonjë gur diamante”, tregon Juli.

Megjithatë Juli shpjegon se ka edhe një kategorizim në varësi të moshave: “Moshat e mëdhaja pëlqejnë perlat dhe gurët me ngjyrë ndërsa të rinjtë diamantët e bardhë.”

Vlera e diamanteve përcatohet nga pesha e cila matet me karat, prerja, pastërtia dhe ngjyra.

“Diamanti ngjyrë rozë është më i rralli dhe më i kushtueshmi në llojin e gurëve të çmuar. Megjithatë diamantet mund të jenë jeshil, blu, të verdhë, shampanjë dhë të zinj”, thotë Juli.
Megjithëse në Shqipëri flitet me shifra minimale diamantët më të shtrejntë në botë kapin shifra të pabeueshme.

I pari ndër më të bukurit është Diamanti Cullinian me vlerë 400 milion dollarë, i cili në momentin e gjetjes ishte rreth 3106 karat. Pas tij vjen i ashtuquajturi Diamanti i Shpresës që kushton rreth 350 milionë dollarë. Si një kristal i rrallë ai peshon 45.5 karat. Cilësia e përsosur, përmasat e mëdha dhe ngjyra e rrallë e bëjnë këtë diamant të habitshëm, unik dhe të bukur.

Në vendin e tretë me vlerë 100 milionë dollarë renditet Diamanati De Beers Centenary. Kjo bukuri madhështore është vlerësuar me notën D nga GIA, e cila konsiderohet shkalla më e lartë e një diamanti pa ngjyrë që është brenda dhe jashtë i përsosur.

/femina.al/

No comments:

Post a Comment