Bankat evropiane përgatiten për "zhdukjen" e Euros

Sipas një shkrimi të publikuar në gazetën prestigjoze New York Times, Bankat Evropiane po përgatiten për skenarin më të keq të mundshëm që i ka ndodhur ndonjëherë Bashkimit Evropian, atë të shpërbërjës së tij.

Sipas kësaj gazete këto banka kanë gati planin që parashikon skenarin më të keq, atë të shpërbërjes së Eurozonës dhe “zhdukjes” së monedhës së përbashkët. Kriza e borxhit sovran të Gjermanisë, shkruan New York Times, ka trembur investitorët e fuqishëm dhe tregjet ndërkombëtare mbi qendrueshmërinë financiare e ekonomike të vendit nga i cili të gjithë po presin të shpëtojë monedhën e përbashkët.

Ndërkohë që nga takimet që kanë pasur liderët e vendeve më të mëdha të Eurozonës janë shprehur se akoma nuk ka një plan B për sa i përket shpëtimit të shpërbërjes së këtij oganizimi. 
/albeu.com/

No comments:

Post a Comment