AK, Spahiu: Vazhdim ëndrrës së Ismail Qemalit

Aleanca Kuq e Zi ka nisur tubimin masiv në sheshin e Flamurit në Vlorë, në përkujtim të festave të nëntorit.

“Duhet te vazhdojme endrren e Ismail Qemalit”- ka deklaruar kreu i saj, Kreshnik Spahiu gjate fjales se mbajtur me kete rast.
Sipas tij, per 99 vite jane ndryshuar territoret e Shqiperise dhe kjo nuk ishte endrra e Ismail Qemalit.

Ai ka theksuar se qe nga kjo dite e deri me 28 nentor, flamuri kuq e zi do te jete ne rrugetim.

Aktivitetet e planifikuara do të shënojnë kulmin e tyre ditën e hënë, që përkon me ditën e 99 vjetorit të Pavarësisë.

“Aleanca Kuqezi është organizuar për të mbledhur mijëra shqiptarë. Qëllimi i kësaj feste është unifikimi i vlerave kombëtare dhe ngjyrave kuqezi”, thanë përfaqësues të AK, duke shtuar se festat janë të shqiptarëve dhe jo të politikës, e në këto raste të gjithë duhet të jenë të bashkuar.

/ama-news.al/

No comments:

Post a Comment