Burgu luksoz në Meksikë me prostituta, televizorë e marihuanë

Një inspektim surprizë në një burg në Meksikë ka zbuluar praninë e 19 prostitutave, 100 televizorëve plazma, dy thasë me marihuanë dhe 100 gjela, që përdoreshin për beteja mes tyre, duke nxitur bastvënien.BBC thotë se zbulimi u bë në Acapulco, ndërsa policia po përgatitej të transferonte të burgosurit në një burg të sigurisë maksimale. Madje në disa qeli, të burgosurit jetonin me gratë e tyre. Policët gjetën edhe dy fazanë.

Kjo nuk është hera e parë që bëhen të tilla zbulime në burgjet në Meksikë. Në korrik në një burg u kapën pajisje luksoze, DVD dhe qelitë ishin të pajisura me ajër të kondicionuar.

No comments:

Post a Comment