Pozita galuc
Njëra ndër ushtrimet më të efektshme për këmbët dhe vithet janë ushtrimet në pozitën galuc. Ndoshta ju duken veprime të mërzitshme dhe joimagjinative, mirëpo ato janë kyç i të gjitha ushtrimeve. Këmbët tuaja duhet të jenë pak të larguara njëra nga tjetra dhe paralele. Qëndroni rrafsh. Drejtoni shpinën. Me rastin e bërjes së ushtrimeve lakoni gjunjët dhe prapanicën shtyjeni prapa. Është me rëndësi që gjunjët të mos kalojnë gishtat e këmbëve. Bëjeni ushtrimin sikur duhet të jeni ulur në karrige.
Hapi
Bashkë me ushtrimet galuc, hapi është pjesë përbërëse e ushtrimit të këmbëve. Gjatë bërjes së ushtrimeve mund t’i shfrytëzoni peshat, por nuk është e domosdoshme. Nëse jeni fillestare, shmanguni ngarkesave plotësuese. Qëndroni drejt dhe peshën kalojeni në njërën këmbë. Bëjeni një hap para aq të madh derisa gjuri të mos i kalojë gishtat e këmbëve.

Ushtrimi më mirë në sallën e peshave gjithsesi është shtyrja. Shtrijuni në shpinë në veglën e ushtrimeve dhe me duar mbajuni për doreza të cilat gjenden te koka juaj. Këmbët mbajini lart dhe mbështetni në pjesën tjetër të veglës ku ushtroni. Kujdesuni që këmbët të mos jenë në pozitë tepër lart apo tepër poshtë. Thjesht, me këmbë shtyni prapa.
Tërheqja
Është ushtrim i shkëlqyeshëm i cili në mënyrë të barabartë ndikon në muskujt e vitheve tuaja. Vetë caktoni sa kilogramë peshë mund të tërhiqni. Filloni me pesha më të vogla dhe gradualisht shtoni peshat. Ushtrimi është shumë i thjeshtë. Shtrijuni me gjoks në veglën e ushtrimeve dhe ngrini këmbët lart.

/telegrafi/
No comments:
Post a Comment