Sipas medieve, zgjedhja e Grodzka-s reflekton një ndryshim të thellë social në shoqërinë tradicionale të katolicizmit roman në Poloni.
Ana u fut krenare në sallë në asamble dhe u ul në krah të Robert Biedron, homoseksuali i parë polak që është i zgjedhur deputet.
Ajo është anëtare e lëvizjes progresiste Polikot, e cila u rendit e treta në zgjedhjet e 9 tetorit dhe kundërshton me forcë influencën e kishës në jetën politike, mbështet të drejtat e komunitetit gei dhe çështjen e abortit.
”Ata donin një Poloni moderne, një Poloni të hapur ndaj variacionit, një Poloni ku të gjithë njerëzit të ndiheshin mirë pavarësisht ndryshimeve nga njëri-tjetri. Nuk mund t’i zhgënjej pritshmëritë e tyre”, tha ajo.
Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 9 tetorit është i shtati që prej rënies së komunizmit në Poloni.
/kuriozitete.net/
No comments:
Post a Comment