Clooney: Humba virgjërinë shumë herët

Aktori dhe regjisori George Clooney ka thënë një një intervistë për revistën ‘Rolling Stone’ se ka humbur virgjërinë në moshë “shumë të re”, konkretisht kur ishte.......... 16 vjeç.

“Kam qenë i ri, shumë i ri”, shprehet Clooney, i cili ka folur edhe për partneren e tij Stacy Keibler me të cilën është shumë i lumtur.

“Kur jam me Stacy vetëm qesh. Ndihem shumë mirë me të”, thekson protagonisti i ‘Ocean’s Eleven’.

Clooney njihet edhe për angazhimin e tij në zonat me konflikte politike: “Mund të numëroj 40 vende ku ka konflikte të forta. Nuk bëhet fjalë për dhunën fizike, flas për konflikte të forta financiare dhe politike. Më pëlqen të angazhohem në përmirësimin e gjendjes.”

/top-channel.tv/

No comments:

Post a Comment