Shqiptari ia rrëmben të dashurën Leonardo Di Caprios

Armend Trnava është një model nga Kosova, i cili përflitet se ia mori femrën aktorit të njohur Leonardo DiCaprio. Por, romanca me Selia Hansen i kushtoi atij me karrierë prej sportisti. La futbollin për modelim, trasnemton Shqipmedia.
La futbollin për modën. Kjo vlen për modelin kosovar Armend Trnava, i cili karrierën e tij e kishte filluar si futbollist, por më vonë e kishte ndryshuar mendjen për t’u bërë model. Madje për këtë la edhe klube të mëdha.

I lindur në Prishtinë, Armendi emigroi në Angli si i ri dhe qysh në moshë të re ishte bërë pjesë e akademisë së klubit futbollistik Chelsea. Pasi ishte aktivizuar me ekipin e rezervave në Chelsea, ai luajti dhe mbrojti ngjyrat edhe të disa klubeve të tjera angleze, si: Queens Park Rangers FC, Tottenham Hotspur FC U-21 dhe Chelsea FC U-21.

Por, gjithçka ndryshoi kur ai u bë pjesë e disa reklamave të firmave të njohura në Angli dhe botë. Ai ishte imazh i reklamave të Hugo Boss, një firmë kjo e njohur e linjës së modës, përderisa pos modelimit luajti edhe në një film të regjisorit James Gordon.

Ai ishte krah aktoreve të njohur si Carmen Electra dhe bukuroshes Pamela Andersen.
Por, shkas i përfoljeve më të mëdha në media u bënë kur u takua me Miss Norvegjia, Selia Hansen, e cila atëbotë ishte e dashura e Leonardo DiCaprios. Më vonë shkak për ndarjen e saj nga DiCaprio u tha se u bë pikërisht Armendi, i cili filloi një romancë më të.

Sipas Shqipmedia, për këtë lidhje ende ka pak informacione, por jo edhe për aktivitetet e tjera të Armendit.

Fal fizikut të tij, ai së fundmi është pjesë e disa reklamave të firmave të njohura dhe një model profesionist që ka bashkëpunuar me disa brende të njohura ndërkombëtare si: Patrick Hellman, Tantal, Muratti, etj.

Ai është paraqitur edhe në revistën e famshme “Man’s Health Magazine”. Nuk është kjo e tëra, ngase modeli shqiptar Armend Trnava është shquar edhe për aktivitete humanitare.

Armendin e njeh e tërë Shkodra, sepse në vitin 2010 ai pat ndihmuar me një fond prej 100 mijë eurosh këtë qytet, fond të cilin e kishte dhuruar bashkë me Selian, të dashurën e tij. Tani pas një serie të suksesshme të tij nëpër brende dhe kompani të njohura angleze, Armendi synon diçka tjetër. Ai do të jetë pjesë e një koleksion të veshjeve për meshkuj të stilistit shqiptar Jon Peçi. Fotot e para janë publikuar dje, ndërkaq Armendi më parë kishte thënë se nuk pozonte për kompani mode të dorës së dytë.

“Kam vendosur të bëj modelin vetëm për kompani të mëdha, sepse nuk kam kohë për agjenci të dorës së dytë”, kishte thënë ai më parë.

A ka ardhur ai për të pozuar për një shumë të madhe parash për Jonin, kjo ende nuk dihet. Megjithatë, mund ta ketë joshur edhe diçka tjetër, pasi që Joni ka thashetheme që ka përdorur kartën e patriotizmit për ta marrë atë në reklama të linjës së tij.

Pos reklamës për Jonin, Trnava ka bashkëpunuar nëpër fushata marketingu edhe me firmat e njohura sportive si “Nike” dhe “Adidas”.

Kurse më interesantja është se ai do të paraqitet në një film të ri të zhanrit dramatik me aktoren e njohur të serialit “Friends” dhe disa filmave artistikë, Jennifer Aniston.

Një gjë është e sigurt, 27 vjeçari nga Kosova pritet të jetë njëri prej emrave të rinj që do t’i shtohet show biznesit botëror nga bota shqiptare. Eh… kur të keni një menaxher si Michael Williams, drejtues dhe menaxher i skuadrës britanike në “Formula 1”, atëherë sukseset sigurisht që janë të pritura.
/femina.al/

No comments:

Post a Comment