“Smartphone më i ri i Apple doli shumë mirë në testet tona, dhe pasi që i përngjan shumë iPhone 4 në pamje, ai nuk vuan nga problemi i pranimit që ne e gjetëm në paraardhësinë e tij në testet speciale në laboratorët tanë,” shkruajti Mike Gikas, nga Consumer Reports. Antenae jashtme e iPhone 4 e humbet......... fuqinë e sinjalit kur përdoruesi e mban gishtin mbi anën e poshtme të majtë të telefonit. Megjithëse kjo nuk bën ndryshime në fusha me një sinjal të mirë, ai mund të rezultojë në thirrje e rëna të bëra në vendet me sinjal të dobët.
Faqja e produktit të Apple nuk e përmend në veçanti për polemikën për “Portën e Antenës”, por përmendet që telefoni i ri i përdor dy antena për të dërguar dhe pranuar, “kështu që cilësia e thirrjes është më i mirë”.
Consumer Reports vazhdon që të mos e parapëlqejë iPhone 4, i cili ende është i gatshëm dhe ende mund të humbas fuqinë e sinjalit në vendet me sinjal të mirë nëse nuk mbulohet nga një amortizator.
Duhet të ceket që iPhone 4 ishte smartphone më i shitur në wireless të AT&T dhe Verizon deri kur u lëshua iPhone 4S. Kjo nënkupton që shumica e njerëzve nuk e dëgjojnë Consumer Reports.
/pcworldalbanian/
No comments:
Post a Comment