E plagosi fqinjin për “dhunim telepatik”

Amerikani i cili e plagosi fqinjin e tij thotë se e ka bërë në vetëmbrojtje pasi që fqinji “me telepati ia ka kërcënuar dhe dhunuar bashkëshorten”.

Michael Sellenit është akuzuar për tentim vrasje të fqinjit të tij Tony Pierce dhe për posedim ilegal të armëve, ndërsa vazhdon të mbrohet me deklarata të pabesueshme.

“Sellenit po ashtu thotë se fqinji me telepati ia ka dhunuar gruan disa herë”, zyrtarët e policisë i thanë gazetarëve. Fqinji i cili gjatë të shtënave mbeti i plagosur në gjoks është në gjendje të rëndë.

Ai ka të dëmtuar disa nga organet vitale dhe është nën kujdes intensiv. Sellenit ka vite që e akuzonte fqinjin e tij për aktivitete të ngjashme, por policia thotë se akuzat e tij janë të pabaza.
/kuriozitete.net/

No comments:

Post a Comment