Mirëpo, po e imagjinoj nëse do më thoshte diçka të tillë, (edhe pse) për mua parësore është familja dhe do të sakrifikoja gjithçka për familjen, mirëpo nëse do të thoshte ta lija muzikën, vetëm ashtu kot së koti, nuk do të hiqja dorë kurrë prej saj”. “Do ta kuptoja që ai njeri nuk është i duhuri, përderisa ai nuk i kupton ëndrrat dhe dëshirat e mia; mendoj që kur e do dikë duhet pranuar ashtu siç është, me të mirat, dëshirat, por edhe të metat”, ka thënë Kaltrina.
Për Kaltrina Selimin fjala “të dua” peshon shumë, dhe më së shumti këtë fjalë ajo ia thotë të fejuarit, Dritonit dhe nënës së saj. “Kjo është një ndër fjalët më të shpeshta në repertorin tim. Për mua kjo fjalë ka një peshë shumë të madhe, prandaj asnjëherë nuk e them pa e ndjerë. Dua shumë njerëz dhe ua shpreh të gjithëve, por më së shpeshti i them Dritonit dhe mamit tim”, ka shtuar më tej bukuroshja kosovare.
/vipat.info/
No comments:
Post a Comment