Trojka, Greqisë: Firmosni marrëveshjen për të marrë këstin e 6-të

Ministri grek i Financave, Evangjelos Venizelos, tha të premten se shpreson që zona euro ta zhbllokojë 17 nëntorin e ardhshëm këstin tjetër të kredive të saj për të shmangur falimentimin.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka të nevojshme në mënyrë që Eurogroupi të mund të vendosë më 17 nëntor, edhe përmes një telekonference, për derdhjen e këtij kësti prej 8 miliardë eurosh, të ngrira nga financuesit në pritje të një konfirmimi të angazhimeve të Greqisë për rimëkëmbjen e buxhetit, tha Venizelos.

Cituar në një komunikatë, ai u shpreh gjatë takimit të parë të Këshillit të ministrave të qeverisë së re, që bashkon shumicën socialiste me opozitën e djathtë, të krijuar më parë gjatë ditës nga Lukas Papadhimos, pas dorëheqjes së kryeministrit socialist, Jorgos Papandreu, të cilit iu kundërvu populli dhe deputetët e tij.

/albanews.gr/

No comments:

Post a Comment