Firefox 9 edhe më i shpejtë

Versioni beta për desktop i Firefox 4, i cili është i gatshëm për Windows, Mac dhe Linux, ofron funksionim të rregulluar JavaScript dhe veglat e reja për zhvillues që e bëjnë shfletimin më të shpejtë, thotë Mozilla.



Verioni për Android ofron “një përvojë tërësisht të re të optimizuar për tabletë që e bëjnë shfletimin në celularë më intuitiv,” përshkruhet projekti. Megjithëse nuk është menduar për përdorim për prodhim, versionet e reja beta tani janë të gatshme për shkarkim nga faqja e Firefox. Ja disa nga veçoritë që mund t’i gjeni në këtë versioni.

Në desktop

Dalja e veçorisë së re Type Inference në makinën SpiderMonkey Javascript është një pjesë e madhe e rregullimit të funksionimit të ofruar nga versioni beta i Firefox 9 për desktop. Firefox 9 shpejton në benchmarkë si Kraken dhe V8 për 30%, sipas një postimi në blog të enjten nga inxhinieri i Firefox, Brian Bondy.

Përmirësime të dukshme janë që bien në sy në uebfaqet me Javascript të ngarkuar, shtoi Bondy.

Veçoritë e reja për zhvilluesit synojnë në krijimin e uebfaqeve dhe aplikacioneve më të shpejta të uebit e po ashtu edhe mundësimi që zhvilluesit të shohin kur përdoruesit e kanë të lëshuar veçorinë për mospërgjim të privatësisë në Firefox.

Versioni për Android

Versioni beta i Firefox 9 për Android është i optimizuar për tabletë me një varg të veçorive të reja për përdoruesit dhe zhvilluesit.

Shfletuesi tani ua mundëson përdoruesve që të mund të shfletojnë në ekran të plotë, madje edhe në formën portret.




Në mesin e veçorive të Firefox që janë të optimizuara për tabletë janë tabet dhe Ekrani i Shkëlqyer (Awesome Screen). Tabet, për shembull, janë të paraqitura si pamje në anën e majtë të shfletuesit, duke ua mundësuar përdoruesve që të kalojnë nëpër to lehtësisht derisa të mund të shihet edhe e tërë uebfaqja në të djathtë. Duke shtypur në të djathtë, tabet lehtësisht mund të fshihen për një pamje në ekran të plotë.

Një Action Bar i ri ua mundëson përdoruesve qasjen e shpejtë në Firefox Preferences, shtojca, shkarkime dhe më tepër, me butonat përpara, prapa dhe bookmarkë për qasje të lehtë.

Veçoritë e reja për zhvilluesit në versionin për Android përfshijnë një etiketë të brendshme HTML5 për qasje dhe mbështetje në kamerë për API-në e miratimit të formës HTML5.

Firefox 9 pritet që të dalë për lëshim përfundimtar më 20 dhjetor. Ende në përpunim për versionet e ardhshme janë një ndërfaqe e thjeshtë për Firefox për Android dhe një përdorim të zvogëluar të memories.
/pcworldalbanian/

No comments:

Post a Comment