"Në këtë moment, nuk shqyrtojmë mundësi për intervenim ushtarak, nuk bëjmë thirrje ndaj intervenimit ushatarak, nuk e nxisim. Por në të njëjtën kohë theksojmë se të gjitha variantet duhet të mbeten në tryezë", deklaroi Hejg në Bruksel në margjinat e takimit të shefave të diplomacisë të BE-së.
BE-ja nuk duhet të përjashtojë variant ushtarake për Iranin, theksoi kolegu holandez i Hejgut - Uri Rozental.
"Konsideroj se tani për tani ne duhet të flasim për sanksionet mbi Iranin përmes rezolutës së Këshillit të Sigurimit. Por nuk konsideroj se duhet të përjashtojmë edhe variante tjera deri më tani", deklaroi Rozental.
/ylpress.com/
No comments:
Post a Comment