Lëvrimi i kredisë nga BE, prova e parë për Papadhimos

Edhe pas rritjes së bësimit të opinionit publik në Greqi për kryeministrin e ri të vendit, përsëri Papadhimos është në provë për të përmbushur detyrat që ka vënë Bashkimi Europian ndaj qeverise së tij.

Kryeministri i ri është nën një trysni të vazhdueshme nga Evropa për respektimin e angazhimeve, prej të cilave varet edhe lëvrimi i këstit të gjashtë të ndihmës.

Ndërkohë që Papadhimos gjatë kësaj fundjavë ka kontaktuar me ministrat dhe liderët e BE-së të cilët, kanë kërkuar shpejtësi në ndërmarrjen e veprimeve për zbatimin e detyravë që i paraqiten përpara kësja qeverie..

Dy nga liderët e Be-së, Merkel dhe Sarkozy kanë paralajmëruar qeverinë e re greke se nuk do të pranojnë vonesa të tjera. Klima gjatë 45 minutave të telekonferencës mes Papadhimos dhe dy liderëve evropianë ishte e mirë, por Greqisë i duhet seriozitet dhe këmbëngulje për të rifituar besimin e plotë të partnerëve dhe huadhënësve.

Në lidhje me marrëveshjen e 26 tetorit, kryeministri Papadhimos do të paraqesë sot në parlamentin grek edhe programin e tij për qeverinë e ardhsme. Ndërsa pritet që ai të drejtojë një mesazh edhe për liderët e BE për zbllokimin këstit të gjashtë të kredisë për Greqinë. 
/albeu.com/

No comments:

Post a Comment