Android 4.0 “Face Unlock” tejkalohet me fotografi!(VIDEO)

“Face Unlock”, një veçori e re e sigurisë e ofruar me platformën e re Ice Cream Sandwich të Android dhe e cila veçori mundëson që përdoruesit të hapin pajisjet e tyre me duke shfrytëzuar aftësitë për njohje të fytyrës që ka Android, dhe siç duket kjo teknologji ka një lëshim që mundëson shfrtyzëimin e një fotografie për të hapur pajisjen.


Shqetësimet e sigurisë ishin paraqitur në momentin kur Ice Cream Sandwich dhe Galaxy Nexus ishin lansuar në Hong Kong gjatë muajit të fundit, ku ishte diskutuar se një fotografi mundet me lehtësi të tejkaloj masën e re të sigurisë së Google.

Koushik Dutta (Koush), zhvilluesi udhëheqës i firmuare të popullarizuar për Android, CyanogenMod ka theksuar se “teknologjia e njohjes së fytyrës është shumë e lehtë për tu tejkaluar. Tregojani një fotografi”. Megjithatë, zhvilluesi i Google i fokusuar në Android, Tim Bray ka theksuar se kjo nuk qëndron dhe se njerëzit duhet t’i besojnë gjigantit kërkues.

SoyaCincau në anën tjetër ka ofruar vërtetim me një video të incizuar në një event të Samsung, ku Galaxy Nexus dhe Galaxy Note ishin në prezantim. Duke shfrytëzuar një fotografi të bërë në Note dhe duke sistemuar Galaxy Nexus që të njoh fytyrën e tij, veçoria për Face Unlock e Android ishte tejkaluar tre herë për të demonstruar këtë lëshim në fjalë.




Krijuesi i videos thekon se ai ka programuar veçorinë për të njohur fytyrën e tij (jo fotografinë) para se të incizohet video, por nëse kjo është e vërtetë ende nuk dihet. Nëse kjo gjë është origjinale dhe nëse mund të tejkalohet me fotografi, atëherë ata që kanë Android Ice Cream Sandwich dhe dëshirojnë më shumë siguri duhet të shfrytëzojnë praktika shtesë së sigurisë në mënyrë që pajisjet e tyre të mos hapen prej të tjerëve pa lejen e tyre. 




/pcworldalbanian


No comments:

Post a Comment