Adele operohet me sukses

Mjeku i cili operoi tejzat e zërit të këngëtares Adele, ka thënë se britanikja do të këndojë përsëri.

Ishte menduar se Adele, krijuesja e super hitit botëror “Someone Like You” nuk do të mund të këndonte pas problemeve me kordate zërit. Mirëpo, tani duket se operacioni shkoi mirë dhe këngëtarja do t’i rikthehet muzikës.

“Adele iu nënshtrua operimit në tejzat e zërit nga Dr. Steven Zeitels. Gjendja e saj është e mirë dhe Dr. Zeitels pret që ajo të rikuperohet plotësisht”, theksoi në një komunikatë menaxhmenti i Adele.




/zemra.org/

No comments:

Post a Comment