Kroacia shkatërron Turqinë – Me një këmbë në Euro 2012

Ndeshja kryesore dhe ajo më interesante e barazhit për Euro 2012 ndërmjet Turqisë dhe Kroacisë ka përfunduar me fitore të lartë të mysafirëve prej 3-0, të cilët tashmë janë me një këmbë për tu kualifikuar në Kampionatin Europian, Euro 2012.

Ende pa filluar mirë takimi, saktësisht në minutën e 2 anëtari i Bayern Munich, Ivica Olic shënon për të kaluar kroatët në epërsi.

Saktësisht gjysmë ore më vonë, Darijo Srna bën një asistime tek Mario Mandzukic që shënon për të dyfishuar epërsinë e klubit të tij.

Pjesa e parë përfundoi me këto shifra, ndërsa në pjesën e dytë ne pritëm një Turqi më të fuqishme e cila do të luftoj së paku për një barazim.

Sidoqoftë, shpresat për këtë gjë u shuan në minutën e 51 kur Vedran Corluka shënon golin e tretë për Kroacinë – Asistues përsëri Darijo Srna.

Deri në fund të këtij takimi, Kroacia ishte superiore në mbrojtje ndërsa Turqia me një lojë të dobë nuk arriti të bëj asgjë më shumë në këtë takim dhe kështu largohet kokëulur nga stadiumi.

Me këtë fitore, Kroacia është me një këmbë në Euro 2012, pasi në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Maksimir, kroatët do të kenë avantazh prej 3 golave.
/lajmesport.com/

No comments:

Post a Comment