Eto’o dhe Ibrahimoviç, shkaku i divorcit mes Laportës dhe Rosell

Gazeta franceze “Liberation” botoi një artikull të dielën, për shkaqet e “divorcit” mes Joan Laportës dhe Sandro Rosellit. “Lufta vëllavrasëse në mes presidentit të vjetër dhe presidenti aktual të Barcelonës”, e titullonte gazeta në fjalë artikullin në fjalë, në seksionin e sportit. I nënshkruar nga François Musseau, korrespondent i gazetës franceze në Madrid, artikulli shpjegonte se,........ pavarësisht të gjitha sukseseve sportive dhe sociale, “klubi i Barcelonës vijon të përshkruhet nga një luftë vëllavrasëse në mes Sandro Rosell dhe Joan Laporta.” Dhe, sipas gazetës, shkaku i divorcit midis të dyve, njëri ish-president i skuadrës katalanase, tjetri president në fuqi, zë fill pas fillimit të një projekti emocionues, ku secili donte të linte emrin e vet. Ose, më mirë të themi, donte të sillte te Barcelona lojtarët që mendonin. “Dy burrat më të fuqishëm te Barcelona kishin rivalitet persistent. Derisa erdhi përballja më e madhe, që coi edhe në divorcin mes tyre. E gjitha kulmoi me dy nënshkrime milionere të Laportës, me Samuel Eto’o dhe Zlatan Ibrahimoviç. Nënshkrime të cilat u kundërshtuan nga Sandro Rosell. Prej andej, lufta dhe egoja mes këtyre dy presidentëve të blaugranëve nuk është shuar më. Joan Laporta është shprehur krenar, që ka hyrë si president mjaft i suksesshëm në historinë e Barcelonës (ka vendosur rekordin prej gjashtë titujsh në vitin 2009), duke vijuar trashëgiminë e Johan Krujfit, ndërsa nuk ka ngurruar në cdo moment të denigrojë pasardhësin e tij, Sandro Rosell, që sipas tij është një nacionalist i moderuar, por krejtësisht i paaftë për drejtimin e një legjende si Barça”, – përfundon artikulli i “Liberation”.

/panorama.com.al/

No comments:

Post a Comment