Otto Rehhagel, trajner i Shqipërisë?

Tranjeri gjerman Otto Rehhagel, kampion Europe me kombëtaren helene, mund të jetë një prej kandidatëve kryesorë për marrjen e drejtimit të stolit të Shqipërisë.
Sipas gazetës “TemA”, e cila citon burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, problemi i vetëm që shfaq presidenti Armando Duka është mosha e gjermanit, 73 vjeçare (9 Gusht 1938), për pikat e tjera të marrëveshjes duket se palët kanë rënë dakord.

Gjermani Rehhagel është emër i njohur i futbollit gjerman dhe atij europian. Përveçse ka luajtur në Bundesligë me ekipe të mëdha si Bayern Mynih dhe Werder Bremen, tekniku u bë i famshëm në drejtimin e Greqisë ku në 2004 fitoi Kampionatin Europian Portugali 2004 ku mundi në finale pikërisht vendasit portugezë dhe kualifikimi i helenëve në Kampionatin Botëror Afrikë e Jugut 2010.

/albanews.gr/

No comments:

Post a Comment