Ora 11 e 11 minuta dhe 11 sekonda e 11 nëntorit të vitit 2011 është çasti perfekt që e shënon edhe ditën perfekte. Për të pasionuarit e shkencës, thuhet se 11 nëntori i 2011-ës përfaqëson një moment zhvillimi për njerëzimin, ndryshimi supermendor që është pjesë e evoluimit të tokës dhe ndërgjegjes, që nuk ka përfunduar ende rritjen e saj.
Kjo e premte konsiderohet edhe dita kur fillon një “Rilindje e re”. Në këtë ditë në Kinë pritet një bum martesash. Janë mbi 600 çifte që kanë bërë kërkesë që të martohen pikërisht të premten në Shangai.
Sipas kinezëve 6 njëshat konsiderohen si datë fatlume. Pikërisht më 10 tetor të vitit 2010, mbi 10 mijë çifte u martuan në Shangai duke regjistruar një rekord absolut për martesa në një ditë të vetme që nga viti 1949.
Ndërkaq të shumta ishin edhe dasmat që ndodhën në 9-9-2009, që për numrin 9-të sipas gjuhës kineze shqiptohet njëlloj si të thuash “përgjithmonë”. Sipas zyrës për çështjet civile në Shangai thuhet se është e mundur që 11 nëntori të regjistrohet si një rekord i ri.
/albeu.com/
No comments:
Post a Comment