Ermali me humor ia “ngec” Arditit (VIDEO)

Ermal Mamaqi ishte padyshim ai që shkëlqeu në festivalin “Kënga Magjike 2011”. Por jo vetëm pasi morri çmimin për këngën më të mirë të kënduar dance, por edhe me performancën plot humor dhe batuta gjatë prezantimit në skenë.

Për dallim nga gjithë të tjerët që përshëndesnin dhe falenderonin Ardit Gjebrean, fansat, mamin, babin ... ai falenderoi atë që të gjithë harruan, ai falenderoi vetëm Perëndinë.

Me një humor të mbrehtë të përzier me "kunja", ai i tha Arditit në skenë se nuk kishte pse ta falenderonte pasi "deri këtu kam arritur me forcat e mia". Dhe për këtë, ai me humor tregonte se kë duhet të falenderonte, e jo ata të cilët kishin bërë punën dhe ishin paguar për këtë.

Sipas burimeve të Portalit Albeu, Ermali të gjitha këto i ka bërë në kundërshtim me rregullat e përcaktuara nga Ardit Gjebrea dhe bashkëpunëtorëve të paktë që kishte këtë herë në këtë festival.

Kjo batutë e tij e cila i mbeti në dorë si “dopio gjashtë” të zotit të shtëpisë, producentit Ardit Gjebrea, po komentohet si skena më interesante e këtij festivali. 
(albeu.com)
 

No comments:

Post a Comment