Ekspertët e sigurisë së internetit Bit9 kanë bërë një lëvizje interesante në studimin e tyre vjetor mbi sigurinë mobile. Në vend se të fokusohen në aplikacionet më pak të sigurta, kompania ka vendosur të ekzaminojë cili celularë i mençur është më i lëndueshëm ndaj lëshimeve me malware dhe tentimeve për hacking.
Hulumtuesit kanë shikuar pajisjet më të popullarizuara në treg dhe kanë identifkuar se cilat ishin më të lëndueshmet. Sipas gjetjes së studimit, pajisjet me Android kanë qenë më të rrezikuarat. 56% e cellularëve me Android që janë sot në treg kanë softuer të pa përditësuar dhe të pasigurtë”. Në mesin e pajisjeve më të prekura ishin HTC, Motorola, LG dhe Samsung. Softueri I vjetër lë prapa lëshime për mundësi për thyerje të sigurisë dhe shfrytëzime të lidhura me përditësimet me softuerin e ri. Në një komunikatë për media dërguar në Huffington Post, Bit9 shkroi se prodhuesit e pajisjeve Android “shpesh lansojnë telefona të ri me sofuter të vjetër, dhe janë të ngadaltë në përditësimin e këtyre celularëve dhe ndodh të shfaqen edhe telashe në versionet e sigurta. Në disa raste, celularët janë të pa përditësuar në tërësi, pasi prodheusit ndryshojnë përqëndrimin e tyre në modelet më të reja, duke lënë prapa konsumatorët ekzistues me softuer të standardizuar dhe të pasigurtë.
Platforma Android momentalisht është sistemi operativ mobil më I popullarizuar në planet. Raporti më i ri iGartner mbi tregun global të celularëve të mençur ka gjetur se Android fuqizon mbi 50 për qind të të gjithë celularëve të mençur që po shiten. Google së fundi publikoi informatat se ka aktivizuar mbi 200 milion pajisje me Android anembanë botës, siç raportohet nga BGR. Në SHBA, 43 për qind e tregut i takon Android’it.
E ashtu siç e ka zakoni me platformat lidere, edhe Android është bërë cak i hakerëve. Hulumtuesit e sigurisë pranë Juniper Networks kanë bërë të ditur më parë në nëntor se sistemi operativ i Google është duke përjetuar një epidemi “Malware”.
No comments:
Post a Comment