Nis në Tiranë, botërori i shahut për femra

Pas botërorit të vrapimit në mal apo europianëve në mundje e peshëngritje, Shqipëria mirëpret sot finalet për titullin botëror të femrave në shah.
Ceremonia e hapjes u mbajt mbrëmë në orën 19:00 në Pallatin e Brigadave, në dalje në kryeqytetit, ndërsa ndeshjet do të jenë fillimisht 10 dhe do të zhvillohen nga data 14 nëntor deri më 30 po të këtij muaji.
Që ditën e sotme do të pëërballen, kampionia në fuqi e botës, kinezja Hu Jifan dhe sfidantja Humpi Koneru nga India dhe fituesja do të marrë shpërblimin e përcaktuar prej 200 000 eurosh.
Ndeshjet do të luhen që të gjitha me nisje në orën 15:00 në hotel “Tirana International” dhe do të zhvillohen sipas një kalendari që parashikon dy takime dhe një ditë pushim në mes.



/noa.al/

No comments:

Post a Comment