Elita 5 shënon sukses të madh


Ka disa javë që Elita 5 ka lansuar këngën dhe videoklipin “Nuk jam diktator”, projekt ky që shënoi kthimin e tyre pas gjashtë vjetësh mungese në skenë. Sipas Arifit, kjo këngë është pëlqyer mjaft shumë në publik, mbase kjo ka rezultuar edhe me kritikat pozitive që vazhdojnë t’i marrin akoma.
Kënga “Nuk jam diktator” është përgatitur nga vetë anëtarët e rok grupit, ndonëse merita më e madhe i takon Virusit, i cili është marrë më shumë me përgatitjen e këtij projekti.

Tani për momentin “Elita 5” është duke shijuar sukseset e këngës dhe më pas do të nisin përgatitjet për projektet e reja. “Mendoj se kjo mungesë e jona në skenë tani si duket po shpaguhet sepse arritëm të realizojmë një këngë për shijen e publikut tonë.

Kënga ‘Nuk jam diktator’ që në fillim të lansimit është pëlqyer në opinion, ku deri më tani kemi arritur të marrim mesazhe të mira. Uroj që edhe në të ardhmen të kemi këngë të tilla që do të na sjellin suksese”, ka thënë Arifi për “Zëri”. Elita 5 tani do të jetë më aktive në skenën muzikore, dhe mungesa e tyre tani do të kompensohet me projekte të reja, të cilat do të realizohen për adhuruesit e tyre.

No comments:

Post a Comment