Matematikani sfidon algoritmin e Google për kërkim

Italian i cili ka ndihmuar në zhvillimin e algoritmit të kërkimit në Google është duke përgatitur lëshimin e sfidës së vet ndaj makinës kryesuese të kërkimit përpara fundit të këtij viti.



Massimo Marchiori, i cili është një profesor ndihmës në Universitetin e Padovës, së fundi filloi të flasë për makinën e re kërkuese me videot e postuara në një uebfaqe reklamuese në volunia.com. Në një video që e paraqet atë të ulur në një ulëse në park dhe duke shkruar në një tabelë të bardhë, ai shpjegon: “Nuk është vetëm Google plus 10 për qind. Është një pamje tjetër. Është një pamje radikale e asaj që një makinë kërkuese e së ardhmes do të mund të bëhej.”

Uebfaqja ua mundëson vizitorëve që të regjistrohen për një mundësi për t’u bërë përdoruesit që do të testojnë versionin beta të makinës kërkuese, që do të lëshohet në dymbëdhjetë gjuhë.

Në një intervistë të botuar në edicionin online të Corriere della Sera gjatë javës së kaluar, Marchiori nuk deshi që të tregojë hollësi për makinën e re kërkuese.

“Për momentin unë nuk mund të them më tepër, më vjen shumë keq... Fakti është që një ndërmarrje si Google, për ta marrë si shembull, nuk do të kishte vështirësi në vendosjen e 100 inxhinierëve që të punojnë ditën dhe natën në idenë tonë dhe të dilnin para nesh,” tha Marchiori.

Marchiori është anëtar i bordit të Shoqatës Word Wide Web (W3C) të Tim Berners-Lee dhe ka punuar në Platformën për Parapëlqimet për Privatësi (P3P) dhe Gjuhën Ontologjike të Uebit (OWL). Algoritmi i tij për kërkim ishte paraqitur në konferencën në Kalifroni në vitin 1996, që ishte ndjekur nga 23 vjeçari Larry Page. Algoritmi më vonë kishte kaluar në sistemin Page Rank për vlerësim të faqeve në Google.

Selitë e reja të projektit janë vendosura në verilindje të Italisë, përkatësisht në Padovë. Shumë nga zhvilluesit e softuerit janë studentë të Marchiorit në universitetit dhe financioni është duke u bërë nga ndërmarrje nga Sardenja me 20 vite përvojë pune në sektorët e IT-së dhe telekomunikimeve.
(pcworld.al)

No comments:

Post a Comment