Krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakord që të ngrihet një komision për reformën zgjedhore, një grup për reformën e rregullores së Kuvendit, ndërsa kanë caktuar një kalendar për kalimin e ligjeve me shumicë të cilësuar.
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së kryetarëve të dyja palët kanë rënë dakort që komisioni për reformën zgjedhore do të përbëhet nga 5 anëtarë të mazhorancës dhe 5 të opozitës, të cilët do të nisin nga puna për ndryshimet në kodin zgjedhore.
PD nuk i ka caktuar anëtarët për grupin e punës për reformën e rregullores së Kuvendit, kurse PS ka caktuar Namik Doklen dhe Sajmir Tahirit.
/ama-news.al/
No comments:
Post a Comment