Dr Gregg Homer, nga “Stroma Medical” në Kaliforni tha se teknologjia e tij Lumineyes përdor një lazer me një frekuencë të veçantë për të kthyer sytë ngjyrë kafe në të kaltër.
Energjia e laserit heq pigmentin ngjyrë kafe, ose të melaninës, nga shtresa e lartë e irisit, dhe ngjyra e syve blu shfaqet gjatë 2-3 javëve të ardhshme.
Kjo do të jetë një alternativë e mirë për personat, të cilët dëshirojnë të ndërrojnë ngjyrën e syve tepër lehtë, pa përdorur lentet e kontaktit kozmetik.
Operacioni do të kushtojë rreth 3.000 £.
Dr Homer tha Morning News KTLA, se mijëra klientë kanë kontaktuar nëpërmjet email-it, duke shprehur kështu interesin e tyre.
“Ata thonë se sytë janë dritare për shpirtin.”- është shprehur ai.
“Një sy blu nuk është i errët, ju mund të shihni thellë në të, ndërsa një sy ngjyrë kaf është shumë më i errët. Unë mendoj se ka diçka shumë të rëndësishme në lidhje me këtë ide, duke krijuar dritare të hapur për shpirtin.”
/NOA
No comments:
Post a Comment