Gmail i ri përfshin bisedat e ristrukturuara (me fotografi të profileve për kontaktet); me dendësinë elastike, që nënkupton që hapësira në mes të elementeve në ekran automatikisht do të ndryshojë duke u bazuar në llojin e paraqitjes që ju jeni duke e përdorur; theme të reja HD; lundrim i përmirësuar, duke përfshirë mundësinë për të ndërruar madhësinë e chatit dhe hapësirës së labelëve sipas dëshirës tuaj; dhe kërkim të përmirësuar. Klikoni këtu për ta parë videon paraqitëse nga Google.
Lëshimi i ridizajnit të ri të Gmail vjen pak kohë pas lëshimit të ridizajnit të Google Reader, i cili tani ofron integrim me Google+. Megjithëse kalimi në Gmailin e ri është mundësi për tani, ne mund të paramendojmë që do të vijë koha kur të gjithë do të kalojnë në ridizajnin e ri, duke mos pasur mundësi për zgjedhje. Google ka përmendur kur (ose dhe nëse) kjo mund të ndodhë, por kjo mëton të jetë status quo për ridizajnet.
No comments:
Post a Comment