15 këshilla për parandalimin e sëmundjeve të zemrës

Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë çdo vit shumë viktima. Por parandalimi i sëmundjeve të tilla mund të arrihet me pak përpjekje dhe duke ndryshuar stilin e jetesës. Pavarësisht se mjekësia bën çdo ditë zbulime për luftimin e sëmundje të zemrës edhe vetë njerëzit e thjeshtë duhet të bëjnë detyrën e tyre duke u përpjekur të parandalojnë prekjen nga këto sëmundje. 

1. Thirr një mik apo mikesh dhe dil për dark
Një studim i publikuar në journal Heart (Zemra) në prill të 2004 ka zbuluar se të kesh marrëdhënie të ngushta me ndonjë person tjetër, apo edhe të afërm, mund të përgjysmoj rrezikun nga sulmi ne zemer tek një përson që ka patur sulm zemre më parë.

2. Bëj dashuri
Llogaritet si aktivitet fizik, i cili natyrisht është i mirë për zemrën tuaj. Dhe kjo mund të jetë pse hulumtuesit nga Univerziteti i Bristol-it kanë zbuluar se njerëzit që bëjnë seks së paku dy herë në javë janë më pakë të anuar të kenë goditje (sulm në tru) apo probleme tjera kardiovaskulare se sa ata të cilët bëjnë seks më pak. Hulumtuesit kështu kanë thënë: “Burrat e moshës mesatare duhet të kënaqen që tash e dinë se mardheniet seksuale të shpeshta nuk kanë gjasa të rezultojnë në rritje substanciale të rrezikut të sulmit në zemer.” Edhe gratë gjithashtu mund të përfitojnë nga kjo… po po edhe ju!

3. Përfshij në ushqim edhe fasulet për katë herë në javë
Hulumtuesit ng Univerziteti Tulane kanë zbuluar se njerëzit të cilët ndiqnin këtë udhëzim kanë zvogëluar rrezikun e sëmundjes së zemrës për 22 përqind krahasuar me ata të cilët hanin më pakë fasule.

4. Bëj sallat të freskët dhe hudh një lugë vaj liri
Vaji i Lirit përmban 7 gram të acideve yndyrore omega-3, i cili, ashtu sikur e përmendëm, është një mënyrë shumë e mirë e përmirësimit të shëndetit tuaj në përgjithësi.

5. Ha së paku katër herë në javë mëngjes nga drithrat (cereal) me shumë fibër
Në një studim të publikuar në American Journal of Clinical Nutrition në shtator të 1999, shkenctarët nga Univerziteti Harvard-it kanë zbuluar se femrat të cilat hanin 23 gram fibër në ditë – shumica nga drithrat – ishin 23 përqind më pakë të rrezikuara që të kenë sulm në zemër se sa ato të cilat konsumonin vetëm 11 gram të fibrës. Tek burrat, një diet e pasur me shumë fibër ka zvogëluar për 36 përqind gjasat e sulmit në zemër.

6. Hudh 30mg fara të bluara liri në jogurt apo drith (cereal) çdo ditë.
Në këtë mënyrë ju do të arrini të merrni 2 gram të acideve yndyrore omega-3, yndyra të shëndetshme që shumë studime kanë zbuluar se ndihmon në parandalimin e sëmundjes së zemrës dhe zvogëlimit të rrezikut të vdekjes së papritur nga abnormalitetet ritmike të zemrës.

7. Ha qokolatë të zezë disa herë në javë
Beso ose mos beso, disa studime të vogla tregojnë se qokolata e zezë mund të jetë e mirë për zemrën tuaj! Efektet e dobishme me gjasë janë nga kimikalet në qokolatë të cilat quhet flavonoid, të cilët ndihmojn arteriet të janë fleksibile. Përbërësit tjerë të kësaj ëmbëlsire duken t’i bëjnë arteriet më pak të mpiksen (bllokohen) dhe parandaloj kolesterinen e keqe, LDL, nga oksidimi, kështu duke e bërë më pak të mundshme formimin e pllakëzave. Përveç tjerash qokolata e zezë është e pasur me magnez dhe fibër. Por rri larg nga qokolata me qumësht, e cila është me sasi të lartë të yndyrës e kështu anon të rris kolesterinën.

8. Pi një birr një herë në ditë
Një studim i publikuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry ka zbuluar se burrat që pinin një birr në ditë për një muaj kanë zvogëluar nivelet e kolesterinës, kanë ngritur antioksidantet e shëndetshëm për zemër në nivelet e gjakut, dhe kanë zvogëluar nivelet e tyre të fibrogjenit, një protein që kontribuon në piksimin e gjakut. Natyrisht, vera e kuqe mund të jetë edhe më e mirë. Zgjedh birr ose verë por jo të dyja.

9. Merr pushim të hënën dhe të premten
Hulumtuesit nga Univerziteti i Pitsburg-ut kanë analizuar të dhëna në më shumë se 12,000 burra të moshës mesatare nga Framingham Heart Study dhe kanë zbuluar se ata të cilët merrnin pushim rregullisht kishin zbrituar rrezikun e vdekjes nëga sëmundja e zemrës për një të tretat. Por mos u habit, të marrësh me vete mobilin, laptopin dhe qanten plot me letra nuk të ndihmon të arrish efektet e zvogëlimit të stresit nga pushimi.

10. Shko sonte fli një orë më herët
Një studim i bër nga Harvard-i në 70.000 gra ka zbuluar se ato të cilat arrin të flinin më pakë se 7 orë gjumë kishin pak rritje të rrezikut nga semundja e zemres.
Hulumtuesit dyshojnë që mungesa e gjumit rrit hormonet e stresit, rrit shtypjen e gjakut dhe ndikon në nivelet e sheqerit në gjak. sidoqoftë mos kalo mbi 9 orë gjumë sepse po i njëjti studimi ka zbuluar se gratë të cilat flinin për nëntë apo më shumë orë në ditë e rrisnin paksa rrezikun nga semundjet e zemres.

11. Gatuaj e përdor gjengjefil dhe shafran të indisë dy herë në javë
Ato kanë dobi anti-inflamator dhe inflamacioni është një kontribues i madhë i sëmundjes së zemrës.

12. Ha lajthi
Nevoitetn vetëm 45 gram të lajthis në ditë për të zvogëluar rrëzikun e sëmundjeve kardiovaskulara. Pra, lajthit jo vetëm që janë të shijshme por edhe të mira për zemër.

13. Merr vitamin b kompleks çdo mëngjes
Kur hulumtuesit Zvizran kanë pyetur më shumë se 200 burra dhe gra që të marrin kombinim të B vitaminave (acid folik, vitamin b6 dhe vitamin b12) ose placebo pas operacionit për hapjen e arterieve, ata kanë zbuluar se tek ata të cilët merrnin vitaminat nivelet e homocisteineve, një substancë e lidhur në rritjen e rrezikut të sëmundjes së zemrës, ishin për 40 përqind më të ulëta. Grupi që merrnin placebo nuk kishin ndonjë ndryshim. Plus grupi që merrnin vitaminat kishin enë të gjakut më të hapura se sa ai i cili merrte placebo.

14. Largo dëshpërimin
Thirr mjekun nëse e sheh që po ke problem të zgjohesh në mëngjes, të ka humbur interesi ndaj aktiviteteve normale tuaja, apo thjesht ndihesh keq. Ndoshta je në depresion dhe një depresion i patrajtuar në mënyrë të dukshme rrit rrezikun tuaj të sulmit në zemër.

15. Dil gjej apo blej një qen
Nuk kemi çka diskutojmë sepse veçmë është vërtetuar fuqia e një shoku leshatuk për të përmirësuar shëndetin e zemrës. Qeni jo vetëm që të shtyen të jesh më aktiv (mendo për ecjet ekstra që do t’i bësh), por shoqëria dhe dashuria e pakusht që ofron është parë të zvogëloj rrezikun e sulmit në zemër dhe problemeve tjera kardiovaskulare.
Pra, nëse nuk ki qen do të ishte mirë ta kesh një.
/albeu.com/

No comments:

Post a Comment