Sipas kësaj nisme të gjithë të rinjtë që studiojnë në Tiranë do të pajisen me Kartën e Studentit, dokument që do të ofrojë për ata lehtësira të shumta financiare.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka firmosur sot me rektorët e Universiteteve publike të kryeqytetit një marrëveshje për të pajisur të gjithë studentët me këtë kartë.
Në fjalën e tij kryebashkiaku Basha theksoi se karta e studentit është një nga premtimet e tij kryesore në fushatën e tij elektorale.
“Sot në përfundojmë një etapë të rëndësishme pasi nënshkruajmë marrëveshjen për kartën e studentit. Ashtu siç premtova, 100 ditëshit i parë do të shënonte edhe përfundimin e etapës për kartën e studentit dhe sot falenderoj bashkëpunëtorët e mi, të gjithë pjesëmarrës në këtë proces, trupën pedagogjike, studentët dhe përfaqësues të tyre që në kohë kaq të shkurtër bënë të mundur lëshimin e kartës së studentit për Bashkinë e Tiranës ” është shprehur Basha gjatë fjalës së tij.
“Karta ka qënë një nga prioritet më thelbësore. Sot mbyllim fazën e përgatitjes dhe hapin shtegun për përfundimin e databaze dhe nisin menjëherë kartën e studentit. Gjithë sistemi për funksionimin e kësaj do të jetë e kontrolluar” ka vijuar më tej ai.
Ndërkohë që Kryebashkiaku është shprehur se kjo kotratët dotë nënshkruhet edhe me drejtues të Universiteteteve private. /albeu.com/
No comments:
Post a Comment