Principata e Monakos, princi mohon zërat e largimit të nuses

Dasma mbretërore e principatës së Monakos ka qënë në vështirësi, pasi, sipas pretendimeve, nusja është përpjekur të anullojë dasmën. Vetëm 48 orë para fillimit të ngjarjes së madhe, princit Albert iu desh të mohonte raportet se e fejuara e tij Charlene Wittstock u përpoq të largohej në Afrikën e Jugut, pas disa zbulimeve në lidhje me jetën private të dhëndrrit.

Policia, duke vepruar nën urdhrat mbretërore, ka ndaluar Wittstock në aeroport ndërsa përpiqej të largohej në shtëpinë e saj me një biletë vetëm vajtje, shkruan revista L′Express.

Në artikullin e saj të titulluar "Albert-Charlene:Martesa në rrezik", revista pretendon se Charlene, kishte zbuluar se njeriu me të cilin po martohej nuk ishte aq shembullor sa ajo e kishte imagjinuar.

Princi dhe këshilltarët e tij e kanë bindur që të ndërrojë mendje dhe të kthehet pas.

Një avokat i princit Albert i ka mohuar fuqishëm pretendimet duke e përshkruar historinë si një çmenduri dhe shtoi: "Çdo gjë është e rreme".

Akuzat e jashtëzakonshme u shfaqën vetëm dy ditë para festimeve 3-ditore për fillimin e dasmës.








(www.albeu.com)

No comments:

Post a Comment