Ndonëse veriu i Kosovës mbetet problem për procesin e regjistrimit të banorëve, për pjesën tjetër të vendit kjo shifër ka dalë nga procesi i kryer gjatë muajit prill.
Sakaq në kryeqytetin e vendit, në Prishtinë numri i popullsisë kap shifrën e 198.214 banorë.
Këto të rezultate paraprake, u publikuan në takimin e sotëm që Enti i Statistikave zhvilloi me gazetarët, ndërsa theksoi se rezultatet përfundimtare do të publikohen vitin e ardhshëm, në periudhën maj- qershor.
Mësohet se regjistrimi i fundit në Kosovë, në të cilin kanë marrë pjesë të gjitha etnitë, është mbajtur në vitin 1981 dhe nga ky regjistrim Kosova kishte një popullsi prej 1,584,440 banorësh.(noa.al)
No comments:
Post a Comment