Agjencitë spanjolle të lajmeve iu referuan autoriteteve egjiptiane në raportimin e lajmit, duke konfirmuar se ish lideri i grupit të quajtur “Të kthyerit e Shqipërisë” ka mundur të fitojë një kërkesë për rigjykim të ri të çështjes në Gjykatën Ushtarake Supreme. Mohamed al Zawahiri, ishte dënuar me vdekje për sulme me pasoja vdekjen në Egjipt dhe akte terroriste, ndërsa ishte arratisur dhe fshehur në Shqipëri deri më 1998 kur dhe u kap në kuadër të operacionit të koduar “Të kthyerit e Shqipërisë”, ndërsa më tej u ekstradua.
Çështja i referohet luftëtarëve “xhihadistë” siç informon agjencia “Terra”, të cilët u vendosën në Ballkan dhe më tej u ekstraduan pas arrestimit në Egjipt. Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura, që qeveris aktualisht në Egjipt, liroi Al Zawahiri në muajin mars për shkak të pamundësisë për t’i mbajtur në qeli edhe për situatën politike të krijuar vitet e fundit.
(www.ama-news.al)
No comments:
Post a Comment