Këto janë çantat që u dhuron Aliev miqve të tij(FOTO)

Është e njëjta sallë, i njëjti vend, të njëjtat çanta, të njëjtat dhurata. Vetëm personat ndryshojnë. Fillimisht është kryeministri shqiptar Sali Berisha që merr dhuratën e më pas një këshilltar i presidentit francez. Ky i fundit kujdeset që ta fshehë pak çantën. Kryeministri ynë nuk tregon aspak kujdes në këtë drejtim, por e lë çantën mu përpara këmbëve.
Bëhet fjalë për takimet e kryeministrit Sali Berisha me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev. Gazeta Tema publikoi skandalin e pazareve në çantë në takimin me presidentin azer. Por mësohet se kryeministri nuk ka qenë i vetmi që është shpërblyer me çantë në këtë takim. Një tjetër çantë është rezervuar edhe për këshilltarin special të presidentit francez për çështjet e kundër-terrorizmit, Jean-Louis Bruguiere, me të cilin presidenti azer është në të njëjtën ditë e vend.



Siç dihet, presidenti azerbajxhanas është pasues në pushtet i babait të tij, Hajdar Aliev, një diktator komunist që i ka lënë të birit trashëgimi pushtetin. Në të njëjtin stil, Berisha po përpiqet të grumbullojë në Shqipëri një pushtet familjar bazuar në privatizimin e pasurive kombëtare dhe lidhjet me botën e korruptuar ish komuniste të lindjes.

Në foton duket qartë skandali: Kryeministri shqiptar ka shkuar në këtë takim i vetëm, pa shef kabineti dhe ndihmës, me një çantë personale që e ka lënë në mënyrë primitive tek këmbët. Kështu veprojnë vetëm ata që bëjnë pazare mafioze në emër të shtetit të tyre.

Po kështu, një tjetër fije e errët që lidh Berishën me kreun e Azerbajxhanit është edhe një biznesmen i arrestuar së fundmi në Spanjë, që akuzohet për pastrim parash në emër të familjes së Mubarakut, ish diktatorit të Egjiptit.

I lidhur ngushtë me botën arabe dhe Azerbaxhanin, Ali Evsen, pronar i kompanisë Albania Airlines, qëndron pas shumë operacioneve financiare për privatizimet strategjike në Shqipëri dhe në planet pë investimet në energjetikë. Ai po ashtu është garanti i kredive nga bota arabe që Berisha shpreson të marrë për të shtyrë pak më tej krizën financiare që i ka rënë në derë.







(www.gazetatema.net)


No comments:

Post a Comment