Villas Boas prezantohet tek Çelsi: Jam ndryshe nga Murinjo

Trajneri i ri i Çelsit, Andrea Villas Boas, ka dhënë intervistën e parë si drejtues i londinezëve. Gjatë fjalës së tij, nuk kishte si mos të mungonte edhe krahësimi i gazetarëve britanikë mes tij dhe portugezit tjetër, Hoze Murinjo, pasi Villas Boas ka qenë zëvendësi i këtij të fundit për disa kohë. Por, Villas Boas ka thënë se ai nuk është Murinjo.

“Unë nuk jam një njeri ‘one man show’. Më pëlqen më shumë të identifikohem me grupin. Ndoshta mund të më thërrisni ‘The Group One’”, ka thënë ish-tekniki i portos.

Diferenca tjetër mes tij dhe Murinjos, është edhe fakti se ai ka thënë që i pëlqen që të fitojë me një lojë të bukur dhe pikërisht këtë gjë do të përpiqet që të bëjë tek çelsi.

“Synimi im dhe i stafit, është që ta fillojmë sa më mirë kampionatin, pasi duam që të shpallemi kampionë. Kuptohet, të gjithë duan që të fitojnë duke bërë një lojë sulmuese. Edhe në këtë gjë duam të bëjmë: të fitojmë me një lojë sulmuese dhe zbavitëse”, ka thënë trajneri i ri i Çelsit, i cili është shprehur se i është dhënë rasti që të drejtojë një klub të madh.(gazetatema.net)




No comments:

Post a Comment