Dukuria e shtimit të rasteve të helmimit në stinën e verës, duket se është kthyer në shoqëruese të asaj që ndodh në këtë periudhë të vitit. Rastet që kërkojnë ndërhyrje mjekësore sa vijnë e shtohen, ndërkohë që shkaqet, thuajse gjithnjë kanë në thelb higjenën.
“Të gjithë shkaktarët qofshin mikrobik, qofshin toksikë hyjnë nëpërmjet gojës dhe sigurisht që aty ndikon ushqimi i infektuar, uji i infektuar ose duart e palara”-thotë Klodiana Shkurti, mjeke infeksioniste.
Edhe uji i konsumueshëm është kthyer në faktor që ndikon direkt në shtimin e rasteve të helmimit.
“Çdo ditë kryejmë analiza laboratorike, pra, marrim mostra në gjithë Tiranën në pika të ndryshme. Duke pasur parasysh konsumin e madh që bëhet në të gjithë baret dhe restorantet e Tiranës sidomos me ujin, duke përdorur akull, pa diskutim që nuk mund ta lëmë këtë produkt pa i bërë analizat laboratorike, pasi është një produkt që herë pas here ka paraqitur rrezikshmëri”-thotë Mhill Gecaj, Drejtor i Shëndetit Publik.
Pavarësisht këshillave të mjekëve, janë një pjesë e mirë e artikujve që tregtohen jashtë kushteve, që shndërrohen menjëherë në burime infeksioni.(ama-news.al)

No comments:
Post a Comment