Federer e Nadal më tutje + çiftet çerekfinaliste

Federeri dhe Nadali po tregohen fenomenal në Wimbeldon edhe pse në ndeshjet e fundit ata humbën nga një set por në fund ata dolën fitimtar me lehtësi.


Federer dje mposhti tenistin M. Youzhny. Federer e filloi mirë ndeshjen por e humbi setin e parë duke u rikthyer furishëm në tri setet e tjera të cilat i fitoi me rrezultat 3-6, 3-6, 3-6 pra fitoi bindshëm dhe me mjaftë lehtësi.

Në anën tjetër spanjolli numër 1 në botë, Rafael Nadal pati punë më të vështirë me argjentinasin Del Potro. Nadal setin e parë e fitoi me rrezultat 7-6 por e humbi setin e dytë 3-6 ku Del Potro ishte i jashtëzakonshëm por Nadal në dy setet e fundit fitoi me rrezultat 7-6 dhe 6-4 për t’i dhënë një humbje të dhimbshme.

Edhe serbi Novak Djokovic dhe Anglezi Murray fituan. Murray e mposhti R. Gasquet me lehtësi me rrezultat 7-6, 6-3, 6-2 në sete ndërsa serbi e mposhti M. Llodra me rrezultat 3-6, 3-6, 3-6.

Në çerekfinale, Rafael Nadal do të takohet me Fish, Dokovic do të takohet me befasinë më të madhe të këtij turneu, Tomic, Federer do të takohet me Tsongan dhe Andy Murray do të takohet me Lopez.
(lajmesport.com)



No comments:

Post a Comment