Editorial: Messi, PSE?

A është Messi lojtari më i mirë i të gjitha kohërave? Për ne kjo pyetje është pa përgjigjë ndërsa ju mund të vendosni vet rreth kësaj pyetje.
Padyshim që Messi ka shkëlqyer me Barcelonën në sezonet e fundit dhe tashmë shumë specialistë të futbollit nuk ngurojnë të deklarojnë se argjentinasi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Ka pasur edhe shumë lojtarë që kanë shkëlqyer në karierën e tyre si Pele, Maradona, Cruyff, Ronaldo, Ronaldinho ndërsa së fundmi është edhe Messi që sipas mendimit të shumë specialistëve argjentinasi është më i mirë se të gjithë.

PSE Messi nuk e vërteton vet se është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Me Barcelonën padyshim që është, por PSE nuk ka shkëlqyer me kombëtaren e tij Argjentinën? Vet Pele ka thënë se Messi nuk ka kapacitet të bëhet më i miri i të gjitha kohërave pasi luan shumë dobët me kombëtaren e tij.

Messi debutimin e tij të parë me Barcelonën profesionale e bëri në vitin 2004. Që nga ajo kohë argjentinasi ka bërë 177 paraqitje në të gjitha garat për këtë klub duke shënuar 119 gola. Një fakt i frikshëm ky për argjentinasin.

Sidoqoftë, Messi debutimin e tij të parë me Argjentinën e ka bërë në vitin 2005 dhe që nga ajo kohë ai ka bërë 56 paraqitje me kombëtaren e tij duke shënuar vetëm 17 gola. Ky fakt bën që të gjithë të kemi dyshime me të. Disa mendojnë se Messi përshtatet mirë me lojtarët e Barcelonës dhe për këtë arsye luan mirë. Xavi dhe Iniesta janë krahu i djathë i argjentinasit. Disa mendojnë se ai nuk luan mirë për Argjentinën pasi nuk i ka këto dy mesfushorë më të mirë në botë. Messi ka një rast shumë të mirë që ndoshta do të jetë rasti i tij i karierës që të tregojë vlerat e tij edhe me Argjentinën.

Me 1 korik të këtij viti fillon Copa America, dhe ky rast për lojtarin e Barcelonës është rasti i karierës. Nëse ai shkëlqen në këtë garë atëherë ndoshta edhe vet do ta vulos çështjen e lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave. Mirëpo nëse dështon të tregoj vlerat e tij ashtu siç bëri në Kampionatin Botëror 2010, atëherë çfarë do të mendojnë specialistët për ‘jashtëtokësorin’? Messi ka thënë se populli dhe fansat e Argjentinës nuk e mirëpresin atë por ky nuk është një justifikim për formën e tij të dobët që është duke treguar me kombëtaren. Nëse Brazili do të fitojë Copa American atëherë Messit do t’i ulen shumë vlerat pasi i gjithë populli i Argjentinës pret mrekullira nga Messi ashtu siç ka bërë te Barcelona në këto vitet e fundit.


Ndoshta në botëror Messi ka dështuar pasi Maradona e ka vendosur atë të luaj në qendër të mesfushës me qëllim që të ‘ngrejë’ mbrojtësit pas tij në mënyrë që sulmuesit të kenë më shumë hapësira por kjo teknikë e Maradonës ka dështuar totalisht. Në skenë ka filluar të del një superyll tjetër i quajtur ‘Neymar’. Messi do të përballet direkt me Neymar në Copa America por nëse Argjentinasi dështon e Braziliani do të ketë një formë të shkëlqyer atëherë do të fillojë të del në pah mendimi i disa specialistëve që thonë se Neymar shumë shpejtë do ta hesht ‘Messin’. Gjithashtu Messi do të ketë rast që të përballet me Neymar direkt në kupën e botës për klube ku takohet Santos me Barcelonën.

Copa America fillon më 1 korik të këtij viti dhe i gjithë populli i Argjentinës pret që kombëtarja e tyre të triumfojë në këtë garë e cila zhvillohet pikërisht në Argjentinë. Sidoqoftë, fjalën e fundit këtu e ka Lionel Messi i cili para disa ditëve vet ka deklaruar se ka ardhur koha që ai të luaj mirë dhe të shkëlqejë me fanellën e kombëtares së tij dhe t’i hesht kështu të gjitha kritikat që janë bërë drejt tij në kohët e fundit.(lajmesport.com)



No comments:

Post a Comment