Shtëpia më e madhe e drunjtë hyn në Guinness.

Shtëpia e madhe e drunjtë në Crossville, në shtetin federal amerikan Tennessee, e cila është ndërtuar duke u mbështetur në një pemë, së shpejti edhe zyrtarisht do të konfirmohet si më e madhja në botë dhe do të hyjë në librin e rekordeve Guinness.

Ndërtimin e shtëpisë e ka nisur si hobi Horace Burgess më 1993, pasi që “mori shenjën nga Zoti”. Horace, i cili është marangoz, që atëherë ka punuar vazhdimisht në shtëpi, por thotë se akoma nuk e ka përfunduar.

Shtëpia është gati 100 metra e lartë, ka 10 kate, duke përfshirë edhe një faltore, një fushë basketbolli, karrige lëkundëse dhe “penthouse”, që Burgess e ka ndërtuar për gruan e tij./zoneelire.blogspot.com/








No comments:

Post a Comment